Policët, një grup me rrezik të lartë në zhvillimin e problemeve të shëndetit mendor.

Të parët në veprim , të fundit që kërkojnë ndihmë…

Policët, një grup me rrezik të lartë në zhvillimin e problemeve të shëndetit mendor.

Oficerët e policisë janë ushtarët e vijës së parë në konfliktet e përditshme, incidentet, aksidentet dhe kur ka dhunë. Ndonëse shpesh janë të nënçmuar, këta burra dhe gra ndihmojnë që komunitetet tona të jenë më të forta dhe më të sigurta çdo ditë. Për fat të keq, punonjësit e policisë punojnë nën stres dhe presion të vazhdueshëm. Shumë oficerë policie vuajnë nga trauma për shkak të këtij stresi të vazhdueshëm të përditshëm dhe disa prej tyre janë të prekur nga PTSD. Të dyja:  traumat dhe PTSD janë të trajtueshme. Por a marrin shërbime dhe trajtime psikologjike punonjësit e policisë në Shqipëri?

A VUAJNË POLICËT NGA PTSD OSE SËMUNDJE QË LIDHEN ME TRAUMAT?

policia 1Ngjarjet traumatike mund të përfshijnë çdo ngjarje që i shkakton  trurit  të reagojë me një zgjim të lartë dhe të aktivizohet. Edhe ngjarjet pozitive si martesa, shtëpia e re apo foshnja e re mund të shkaktojnë që truri të reagojë me zgjim të lartë. Me kalimin e kohës, stresorët e vazhdueshëm mund të shkaktojnë probleme shëndetësore dhe sëmundje mendore si depresioni ose ankthi. Traumat e rënda që policiët përballen rregullisht mund të çojnë në një lloj ankthi më të rëndë të quajtur çrregullim i stresit post traumatik. Traumat dhe stresorët e përjetuar nga punonjësit e policisë mund të përfshijnë:

  • Dëshmitar në krime të dhunshme
  • Pjesmarrje në situata të rrezikshme si dhunë në familje apo një vjedhje në proces e sipër
  • Pjesmarrje në ndjekje të rrezikshme të një makine ( të dyshuar)
  • Stres i vazhdueshëm kur nuk dinë nqs krimineli ka një armë apo ka qëllim të dëmtojë dikë
  • Dëshmitar në katastrofa të ndryshme , akte terrorizmi dhe vrasje
  • Puna me viktimat e traumatizuara të krimit
  • Të gjuajë me armë një personi tjetër , aksidentalisht ose me qëllim
  • Të jetë dëshmitar ose të përfshihet aksidentalisht në plagosjen ose vdekjen e një kolegu
  • Frikë nga trazirat ose hakmarrja

Këto simptoma mund të jenë shumë traumatike me kalimin e kohës. Duhet të ekzistojnë shërbime mbështetëse në dispozicion të zyrtarëve të policisë që ti ndihmojnë në kapërcimin dhe trajtimin e këtyre problemeve . Nëse stresi bëhet më shumë se çmund të përballojnë , kjo mund të ndikojë në karrierën e tyre, aftësinë për të marrë vendime të forta ose, në mos ekuilibrin e jetës së tyre  familjare.Punonjësit e policisë duhet të jenë  të vetëdijshëm për simptomat e PTSD që kërkojnë ndihmë.

Disa nga simptomat e PTSD përfshijnë si në vijim:

  • Ripërjetimi i traumave nëpërmjet kujtimeve të gjalla apo ëndrrave
  • Shpërthime të zemërimit ose episode inati/axhitimi
  • Periudha depresive ose luhatje të papritura të humorit
  • Ankth ose atak paniku

PTSD gjithashtu mund të çojë në probleme me abuzimin e substancave dhe varësisë. Shumë njerëz që vuajnë nga  PTSD  gjithashtu mund të vuajnë edhe nga abuzimi i substancave. Shumica e oficerëve të policisë  thonë se pirja apo përfshirja në sjellje problematike fillimisht është si një mënyrë për të përballuar stresin.

ÇFARË DEKLAROJNË DISA PUNONJËS POLICIE ?

policia“Ndonjëherë sytë tanë janë të detyruar të shohin më shumë sesa mund të durojnë shpirtrat tanë”

“Me trajnimet në polici ne i dimë detyrat tona dhe shumë herë veprojmë në mënyrë automatike. Por çfarë ndodh kur incidenti është jashtë normave – si lëndimet në aksidentet rrugore që janë shqetësuese dhe të vështira për t’u larguar nga mendja? Po kur e njohim viktimën – një mik apo koleg? Ose viktima është një fëmijë apo i moshuar – që na kujton fëmijët apo prindërit tanë?”

Edhe në rastet kur është dëshmitar  për vdekjen e një fëmije ose të një oficeri të policisë – apo ndonjë tragjedie tjetër të tmerrshme, policët shpesh janë të ekspozuar ndaj incidenteve dhe imazheve që i ndjekin ato për një kohë të gjatë. Të përjetosh sikur edhe vetëm  një ngjarje traumatike, apo  të shohësh dhe përjetosh ngjarje  të shumta traumatike me kalimin e kohës, disa individë mund të vuajnë nga makthet, flashbacks dhe simptoma të tjera të PTSD. Dhe nganjëherë, një kujtesë traumatike mund të bëhet e ngrirë – e mbërthyer – në tru, ku mund të vazhdojë të ngacmohet nga kujtimet.

Ekziston një shprehje e vjetër se “ka disa gjëra që thjesht nuk mund t’i heqësh , ti bësh të pa shikuara”; Ndërkohë që kjo mund të jetë e vërtetë, ka prova të qarta se me ndihmën e një terapisti të (EMDR) – një qasje integrative terapeutike për trajtimin e kujtimeve shqetësuese – policët mund të trajtojnë pjesën më të madhe të këtyre traumave.

PRA, SI MUNDET DIKUSH QË KA PËRJETUAR TRAUMA TË RËNDA VIZUALE TA PËRBALLOJË ATË?

Ndonjëherë vetëm“duke folur për traumën” nuk mjafton. Këtu mund të futet mjaft mirë trajtimi  BWRT . “Të flasësh për traumën ndihmon, por nuk duket se mund të  arrijë në pjesën e trurit ku kujtesa është ” e ngrirë” “. Kjo është arsyeja se përse ngjarjet shqetësuese vazhdojnë të ri-përjetohen dhe ri-jetohen, pavarësisht se tregojnë historinë ose flasin për të. Këto përvoja jetojnë në kohën e traumës dhe mund të ri-përjetohen vazhdimisht.

BWRT ( Brainworking Recursive Therapy) është një qasje terapeutike që shkon “përtej fjalëve” për të zgjidhur kujtimet që kanë mbetur” të ngecura” në memorje.

“BWRT ËSHTË NË PËRPUTHJE ME ELEMENTËT E QASJEVE TË TJERA KLINIKE E BAZUAR NË NEUROSHKENCË. SIDOQOFTË, ËSHTË NJË FORMË E VEÇANTË E PSIKOTERAPISË, E CILA DREJTPËRDREJT ADRESON KUJTIMET E RUAJTURA FIZIOLOGJIKISHT

 

Nje terapi tjeter po kaq efikase eshte dhe EMDR

Shkurtimisht, terapia EMDR përbëhet nga tetë faza dhe një metodologji tre-hapëshe për të identifikuar dhe përpunuar traumën:

  1. A) Kujtimet e kaluara për përvojat e padëshiruara të jetës që i nënshtrohen problemeve aktuale
  2. B) Situatat aktuale që shkaktojnë shqetësime
  3. C) Rritja e aftësisë për t’u marrë me rrethanat e padëshiruara në të ardhmen.

Pse terapia EMDR  është kaq e suksesshme në trajtimin e traumave?

Terapia EMDR nuk përfshin përshkrime të detajuara të ngjarjes, sfidë të drejtpërdrejtë ose formim të besimeve ose sjelljeve negative, ekspozim i zgjatur ndaj traumës apo detyra të përditshme shtëpie.  “Në vend që të detyrojë vëmendjen e klientit për të mbetur në aspektin e ankthit të ngjarjes, qëllimi është të iniciojë përpunimin natyral duke hyrë në kujtesën shqetësuese, duke stimuluar sistemin e përpunimit të informacionit të trurit dhe duke  lejuar vëmendjen e klientit të lëvizë spontanisht në lidhjet e brëndshme gjatë periudhave të  stimulimit të dyfishtë të vëmendjes”. Kjo lejon që individi të jetë i përgatitur të “lejojë çdo gjë që ndodh”, dhe që terapisti të mbetet mbështetës i klientit me sa më pak ndërhyrje të jetë e mundur. Kjo lejon që kujtesa “e ngrirë” të integrohet brënda rrjetit më të gjerë të kujtesës.

“Imazhet mund të vazhdojnë të ndërhyjnë dhe mund të ketë  përpjekje për të shmangur rikujtimet, mendimet dhe ndjenjat për ngjarjen. Ndjenjat e axhitimit, ankthit ose depresionit mund të përjetohen por EMDR mund të ndihmojë. Kjo terapi është përdorur me sukses në botë për punonjësit e policisë  që mund të bllokohen nga kujtimet traumatike “

 

“Ky artikull vjen në vëmendje të shtetit , për ti ofruar punonjësve të tij një shërbim të munguar dhe të domosdoshëm . Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa edhe funksionimi i mirë i një shteti .”

Adelina Pjetra,

Psikologe Klinike

Terapiste Emdr _Full member EMDRIA USA

Specialiste e liçensuar në Brainworking Recursive Therapy _ FULL MEMBER BBRS -UK

cel: 0697482338

email: adelina.pjetra@gmail.com

 

You may also like...

Popular Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *