C-PTSD vs PTSD nga Adelina Pjetra PSIKOLOGE

ÇRREGULLIMI KOMPLEKS I STRESIT PAS TRAUMËS

VS

ÇRREGULLIMI I STRESIT PAS TRAUMËS :

37066187_10212500180754702_7609784447591776256_nTrauma është një përvojë e komplikuar dhe çfarë ndodh pas një përvoje traumatike është edhe më shumë. Reagimi i dy njerëzve ndaj traumave mund të jetë krejtësisht i ndryshëm dhe ne çdo ditë po mësojmë edhe më tepër se sa të ndryshme dhe të larmishme janë këto reagime. Ndërkohë që shumë prej nesh janë të njohur me çrregullimet e stresit post-traumatik , ose PTSD, të cilat mund të zhvillohen si pasojë e traumave akute, rritja e hulumtimeve rreth PTSD-së komplekse ose C-PTSD, po ndihmon njerëzit që mund të kenë përjetuar trauma për një periudhë të zgjatur pa ndonjë lehtësim, përvojat e të cilave mund të mos  lidhen  saktësisht me ato të PTSD. Ndërkohë që  PTSD është e kuptuar më mirë tani sesa në vitet e kaluara, hulumtuesit tani po fillojnë të hetojnë se çfarë ndodh kur trauma përjetohet gjatë periudhave të zgjatura kohore – sidomos gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës.

Të kuptuarit e mënyrave të ndryshme në të cilat trauma prek një person ka shumë të bëjë me afatin kohor në të cilin  janë përjetuar ngjarjet traumatike. Për shkak se C-PTSD ndodh si pasojë e traumës së zgjatur, një person me sëmundje mund të përjetojë simptoma të ngjashme me dikë me PTSD, të tilla si flashbacks ose tmerre të natës, por edhe ndjenja të komplikuara si faji, apo edhe shkëputja nga realiteti (disocimi). Dhe ndërkohë që çdo kush mund të përjetojë probleme me përballimin pas një ngjarjeje të vështirë jetësore.  “PTSD është shumë më e komplikuar: ju mund të keni mendime dhe gjëndje humori ndërhyrëse, ju mund të shmangni gjërat dhe keni zgjim fiziologjik (arousal) “

37148057_10212500180834704_3510447551805390848_nPërvojat negative të fëmijërisë (ACEs) dhe stresi kronik, toksik i fëmijërisë mund të mbivendosen me simptomat e PTSD, por… “ndryshimi është se ACEs ose stresi toksik i fëmijërisë (po) ndodhin para moshës 18 vjeçare pa mbështetje të besueshme nga të  rriturit”.

 “Kur një fëmijë përjeton vështirësi, [stres] fillon të shkaktojë ndryshime epigjenetike në gjenet që mbikëqyrin reagimin e stresit për jetën – ata kapen në një gjendje luftimi, fluturimi ose ngrirje” (fight-flight or freeze).

Për shkak se C-PTSD shpesh fillon të ndikojë tek njerëzit në fillim të zhvillimit të tyre, kjo mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit dhe trupit  të fëmijës, veçanërisht kur fëmijët nuk marrin mbështetje të përshtatshme  nga të rriturit në këto kohë kritike. Diferencat se si  traumat ndikojnë një tru në zhvillim përkundrejt një truri tashmë të zhvilluar të një të rrituri nuk janë një gjë e vogël. Qendrat e caktuara të trurit, si korteksi prefrontal  që ndihmon në planifikimin dhe zhvillimin e personalitetit, dhe hipokampusi, i cili është i lidhur me kujtesën dhe aftësinë për të rregulluar emocionet tona, bëhen më të dobët, “Pra, ka një […] diferencë në tru. “

Ndërsa DSM, ose manuali që terapistët përdorin për të diagnostikuar kushtet e shëndetit mendor, ende nuk përfshin PTSD komplekse, hulumtuesit dhe klinicistët do të donin ta shihnin këtë ndryshim: “Studiuesit e traumave […] me të vërtetë mendojnë se duhet të njihet, dhe klinikisht ju e shihni këtë shumë. “

Nuk ka dyshim se mbijetimi i vështirësive të rënda në vitet tona të para të jetës nuk është më pak se një aksion heroik dhe ndërsa PTSD-ja komplekse i paraqet të mbijetuarit me një sërë sfidash unike për të kapërcyer, ka shumë shpresë që të gjendet në reziliencën tonë.

Ka një numër  strategjish të bazuara në shkencë që ndihmojnë në ndërtimin e shërimit “ siç është CBT, EMDR , IFS, EST,BWRT etj. Vetëdija se si traumat tona të hershme kanë ndikuar në zhvillimin tonë, mirëqenien fizike dhe mendore është hapi i parë. Nevojitet një kombinim i teknikave të trajtimit për të ndihmuar në shërimin e një truri dhe trupi të traumatizuar.

Por një tjetër komponent i rëndësishëm, është kuptimi se ndërsa reagimi i një personi mund të jetë kompleks, është e mundur të shërohet.

“TRURI ËSHTË SHUMË PLASTIK, KURRË NUK ËSHTË STATIK – GJITHNJË NDRYSHON” .

Dhe ne mund të ndërhyjmë për të krijuar këtë neuroplasticitet pozitiv. Domethënë që është e mundur të menaxhohet C-PTSD në afat të gjatë – dhe me rritjen e ndërgjegjësimit për këtë lloj PTSD, gjithnjë e më shumë njerëz do të jenë në gjendje të bëjnë pikërisht këtë.

Adelina Pjetra

Psikologe Klinike & Terapiste EMDR- BWRT

cel: 0697482338

You may also like...

Popular Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *