Çfarë duhet të dini për seancat psikologjike?

Miratimi i Informuar

Objektivat:

Pjesëmarrja juaj në seanca përmbush dy objektiva:

1. Do të eksploroni se si vërtet dëshironi të jeni dhe ta jetoni jetën tuaj si një individ i shëndetshëm dhe i lirë dhe të procesoni përmes psikikës tuaj të brendshme nëse keni apo jo një problem me vetë- identitetin, sistemin tuaj të besimit në lidhje me mënyrën se si e shihni veten, trajtate personalitetit dhe tiparet tuaja, të cilat mund t’ju kenë mbajtur prapa. Të adresoni sjelljet tuaja të zakonshme ose nxitjet që nuk ju shërbejnë më, shëndetin tuaj, familjen tuaj, dhe miqtë.

2. Plani i trajtimit psikologjik ju ofron mundësinë të ndryshoni aty ku besoni ose mendoni se keni nevojë ta bëni atë. Jo vetëm që do të zbuloni ato sisteme të brëndshme besimi që ju kanë përkufizuar, por edhe përzgjedhni aspektet e personalitetit që do t’ju ndihmojnë të krijoni një vetvete pozitive dhe konfidente, e cila përfshin jo vetëm përbërjen e psikikës suaj të brendshme, por edhe vetë- imazhin fizik – një pjesë e pashpjegueshme e çdo vetë-identiteti.

E rëndësishme që ta dini…

Është e rëndësishme të dini se identiteti ekzistues “ JU ’është ndërtuar si rezultat i një kuptimi dhe keqkuptimi gjatë gjithë jetës. Mesazhet që kanë kaluar tek ju dhe dëmtimet e bëra nga ju, që ndoshta në atë kohë dukeshin plotësisht normale dhe të pranueshme, ose mund të kenë qenë të dëmshme, të këqija dhe abuzive për ju. Sidoqoftë ju jeni tani ky individ, mund të mos ketë qenë ‘zgjedhja juaj’ ose ‘faji’ juaj, ose mund të keni mësuar të vëzhgoni të tjerët dhe të keni modeluar veprimet dhe përgjigjet e tyre, por sidoqoftë, ju keni një zgjedhje se si dëshironi të jeni ‘ Tani!

Dhe në këtë proçes nuk janë dy individë që do të prezantohen në të njëjtën mënyrë, me të njëjtat çështje, apo ngjarje historike ….

Ju jeni një individ unik dhe si e tillë puna që bëj unë do ta pasqyroj këtë, pa gjykime, dhënie këshillash, shmangie, kritikime apo fajësime .. megjithatë, për shkak të mënyrës si jemi zhvilluar dhe kemi mbijetuar ndaj të gjitha gjërave që jeta na ka sjellë, unë ndonjëherë do të sfidoj procesin tuaj të mendimit, bindjet për veten tuaj, të tjerët dhe botën përreth jush … në mënyrë që të mund të keni ndryshimin dhe përvojën më të mirë të mundshme për të zbuluar dhe zëvendësuar “Veten tuaj të vjetër” me një “Vete të Re”, duke gjetur mënyra të reja , sjellje ose ndjenja që janë krejt origjinale për ju, vetja e vërtetë që ka qenë atje gjatë gjithë kohës.

Roli juaj në angazhimin e proçesit terapeutik

Roli juaj është që të merrni pjesë dhe të jeni prezent në secilën seancë me nivelin më të lartë të mundshëm të angazhimit për arritjen e qëllimeve ose rezultateve tuaja nga ky proçes terapeutik.

Është thelbësore, jetësore, që të jeni plotësisht i “angazhuar” në të gjitha aspektet e këtij poçesi terapeutik. Nëse, për ndonjë arsye, ‘dyshoni’ gjatë këtyre seancave që do të dështoni, ndoshta sepse keni ndjekur shumë terapi, keni dështuar shumë herë më parë ose ndoshta sepse të tjerët kanë pak besim në aftësinë tuaj për t’u rikuperuar. Atëherë ju ftoj të jeni të hapur dhe të më thoni për ‘dyshime ’të tilla, Unë kurrë nuk do t’ju kërkoj të më thoni ndonjë gjë që vendosni të mbani private ose sekrete, kjo mund të punohet ngadalë dhe të trajtohet brenda një mënyre shumë më të lehtë …

Më pas mund të jetë një pjesë e vetvetes që beson se di më së miri, ju ka mbrojtur gjatë gjithë kësaj kohe, duke ju mbajtur të sigurt nga shqetësimet apo traumat e mëtejshme emocionale ose fizike dhe ne do të na duhet të punojmë me të direkt me mënyrën si e prezanton veten tek vetëdija juaj e ndërgjegjshme. Nëse më thoni, unë mund t’ju ndihmoj të punoni me të, Nëse e fshehni atë e mbani larg nga turpi ose frika, atëherë nuk mund t’ju ndihmoj të bëni ndryshimet që dëshironi.

Ju i jepni vetes ‘leje’ që të angazhoheni për të përfunduar praktikat e detyrave të shtëpisë që unë do të bëj për ju dhe të ndiqni udhëzimet siç përcaktohen për ju.

Ju i jepni vetes ‘leje’ që të angazhoheni për të marrë pjesë në çdo seancë terapie në kohë, pa substanca dhe të jeni plotësisht i pranishëm dhe i gatshëm për të filluar punën së bashku me mua.

Ju i jepni vetes ‘leje’ të jeni sa më të hapur dhe sa më të sinqertë që është e mundur për ju, duke u kujtuar se nuk do t’ju kërkoj kurrë të më flisni/zbuloni diçka të cilën ju e konsideroni personale ose që do të bëjë që të ndiheni në siklet, por mua do të më duhet të njoh disa aspekte të asaj që po mendon dhe po ndjen.

ÇFARË NDODH MË PAS?

Pasi të keni marrë vendimin tuaj, që dëshironi të vazhdoni, dhe të përfshiheni në çdo proçes terapeutik ose program me vete, do t’ju kërkohet që të plotësoni dhe të nënshkruani disa dokumente fillestare të marrëveshjes, këto janë të dyja një pjesë thelbësore e trajtimit tuaj për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies tuaj.

Marrëveshje dhe Dhënia e Pëlqimit

1. Dhënia e Pëlqimit tuaj i nënshkruar që më lejon të shkruaj një letër angazhimi për Mjekun tuaj duke e njoftuar atë se ne do të fillojmë të punojmë së bashku … një dokument shumë i rëndësishëm që mjeku juaj do të duhet të nënshkruajë dhe të diskutojë me ju para se të zhvillohet ndonjë ndërhyrje terapeutike me mua . Ky dokument i nënshkruar do të duhet të kthehet tek unë në mënyrë që unë të respektoj rregullat dhe etikën time profesionale.

Diagnoza dhe Probleme Mjekësore

Unë nuk jam mjeke, as nuk diagnostikoj kushte ose simptoma për shkak të disa gjendjeve shëndetësore që mund të maskohen nga simptoma të ankthit, shqetësimit, stresit dhe çështje të tjera që paraqesin probleme psikologjike. Unë jam psikologe, anëtare e Urdhrit të Psikologut në Shqipëri dhe është detyra ime e kujdesit për ju që unë të jem e vetëdijshme për çdo çështje themelore mjekësore dhe ilaçe që mund të ndikohen nga puna jonë së bashku. Siguria juaj dhe kujdesi im profesional për ju është thelbësor në të qenit e sigurtë që unë mund t’ju ofroj ndërhyrjet më të mira psikologjike, të cilat unë jam e kualifikuar t’i përdor dhe ofroj për ju.

Kosto dhe Pagesa

Kur të gjitha dokumentet e marrëveshjes janë nënshkruar dhe janë kthyer, unë kërkoj pagesa në mënyrë të plotë pas çdo seance, për të siguruar takimin tuaj me mua. Kjo është koha që unë e lë mënjanë për ju, nuk shoh asnjë klient tjetër në të njëjtën kohë dhe unë jam një psikologe private që fiton jetesën nga tarifat që klienti im paguan për shërbimet që unë ofroj dhe trajnimet e vazhdueshme, anëtarësimi në UP, APA, EMDRIA, BWRT, APHP etj mbikëqyrjen/supervizimin dhe terapitë personale që unë bëj. Kjo më lejon t’ju ofroj një shërbim të sigurtë dhe profesional me një çmim që është i përshtatshëm për të gjithë ata që kanë nevojë dhe kërkojnë kujdes dhe vëmendje nga unë.

Anullimi i seancave

Kur ju të keni nënshkruar dhe konfirmuar takimin tuaj me mua, dhe pasi të jetë bërë pagesa, çdo takim që nuk keni marrë pjesë ose që nuk anullohet me një periudhë njoftimi 48 orë para fillimit të seancës, nuk do t’ju rimbursohen këto rezervime seancash të humbura. Është në diskrecionin tim personal, që në rrethana të paparashikuara, çdo mundësi e rimbursimit të jetë e negociueshme. Jeta sjell të papritura kohë pas kohe dhe unë do të bëj çmos për të akomoduar situata individuale.

Të vish me vonesë në Seanca

Vonesa e takimeve – ju keni rezervuar dhe paguar plotësisht për secilën seancë paraprakisht dhe si e tillë kjo kohë është për ju dhe juve vetëm, kështu që, nëse arrini vonë, unë do të jem në dispozicion për t’ju parë për 45 minuta nga koha juaj e rezervuar, pas kësaj kohe, unë nuk do ta vë veten në dispozicion për t’ju parë dhe ju mund të më shkruani text në tel ose email çdo informacion ose udhëzime të mëtejshëm që doni të më transmetoni (psh nqs ju përshtatet një orar tjetër) …

Vlerësimi

Ky seksion i shërben dy qëllimeve

(1) Një pyetësor i thelluar do të na lejojë të identifikojmë dhe sqarojmë për ju, se si me të vërtetë e ‘shihni’ dhe ‘ndjeni’ për veten tuaj, dhe në fazën fillestare të këtij vlerësimi ndihmoni në identifikimin nëse ky program personal – zhvillimi është i përshtatshëm për ju ;

(2) do t’ju ndihmojë të zbuloni dhe sfidoni negativitetin tuaj rreth vetë-identitetit tuaj, duke promovuar dhe inkurajuar një eksplorim rreth idesë së ndryshimit, një “Vetvete të re”duke zbuluar personin që keni lindur të jeni, dhe duke mësuar, zbuluar se si mundeni ta jetoni jetën tuaj të lirë nga sjelljet e zakonshme të padëshiruara, konfliktet relacionale dhe të brendshme si në të tashmen ashtu edhe në të ardhmen.

Mjeku dhe Kujdesi shëndetësor:

Për shembull, kur të merrni pjesë në takimin tuaj të parë për konsultë, unë do të bëj shumë pyetje në lidhje me historinë tuaj dhe shëndetin mjekësor dhe të përgjithshëm.

Unë do të mbaj shënime për çdo ilaç të rekomanduar që jeni duke marrë aktualisht dhe, në varësi të diskutimit dhe mbledhjes së informacionit tonë, nqs aty duhet të ketë një prani të depresionit, ose të diskutohet se jeni duke luftuar me ankthin simptomatik, çrregullimet që lidhen me stresin, çrregullimet e higjenës së gjumit, etj. lodhja kronike dhe çrregullimi nga imuniteti, si dhe çështje klinike (psikologjike) çdo ankesë ose simptomë shëndetësore e pa diagnostikuar, unë gjithmonë do t’ju kërkoj nga ju detaje të mjekut tuaj dhe leje për t’u angazhuar me ekipin tuaj mjekësor ose të kujdesit shëndetësor.

@COPYRIGH MENTAL HEALTH ALBANIA | Psikologe: ADELINA PJETRA

© 2022 Adelina Pjetra – Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose shpërndahen në çfarëdo mënyre. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose media tjetër, na obligon të përdorim të drejtën e ankimit dhe marrjen e masave ligjore!

Adelina Pjetra BWRT ® Practitioner and EMDR Psychotherapist, Clinical Psychologist, Specialist in Psychosexual Dysfunctions, Specialist in Trauma , Gold Statndard Therapist

✅ MEMBERSHIP:

👉🏻APA ( American Psychological Association)

👉🏻EMDRIA ( Emdr International Usa)

👉🏻BWRT ( accredited level- UK )

👉🏻BPS ( The British Psychological Society)

👉🏻NRPC ( The National Register of Psychotherapists & Counsellors – UK )

👉🏻APHP ( The Association for professional Hypnosis & Psychotherapy – Uk)

👉🏻OAP ( Order of Albanian Psychologists)

You may also like...

Popular Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *