Çfarë Bën BWRT më Mirë se Terapitë e Tjera?

Përshëndetje, unë jam Terence Watts, krijuesi i BWRT. Në këtë video unë do t’ju prezantoj me mënyrën sesi BWRT realizon “magjinë” e saj. Viktor Frankl ka thënë se midis stimulit dhe përgjigjes ka një hapësirë. Në këtë hapësirë gjendet forca jonë për të zgjedhur përgjigjen që duam. Në përgjigjen tonë gjendet rritja dhe liria jonë.

Frankli kishte të drejtë dhe kjo u vërtetua me një eksperiment shumë vite më vonë. Ky eksperiment u krey në vitin 1983 nga shkencëtari me emrin Benjamin Libet, i cili subjektet e tij i lidhi me një pajisje elektronike. Mund ta gjeni duke klikuar Libet Hawking nëse deshironi.

A ishte kjo hapësira për të cilën fliste Viktor Frankl?

Nuk mund të jemi të sigurtë por, ne mund të jemi të sigurtë se gjendet një boshllëk kognitiv, një hapësirë, midis stimulit dhe përgjigjes ku disa ndodhin para se mendja e ndërgjegjëshme ta kuptoj.

Sillni ndërmend se cfarë ndodh kur rrëzoni dicka aksidentalisht nga rafti. Dora juaj shtrihet me shpëjtësi duke u përpjekur të kapë objektin.

Ose cfarë ndodh nëse dikush hedh dicka drejt teje. Ti përpiqesh ta kapësh objektin, pa u menduar fare. Nuk është vendim dhe as vullnet i lirë. Kjo ndodh sepse truri juaj reagon pa ndërgjegje fare, në mënyrë instiktive..

Tani sillni ndëmend cfarë ndodh nëse keni një fobi, ose ankth, ose ndonjë process tjetër psikologjik që nuk e dëshironi.

Truri spikat dicka dhe vepron instiktivisht. Ai është duke kryer punën e tij tashmë përpara se ju të vetwdijwsoheni dhe tw keni mundësinë të bëni ndonjë gjë me vetedije. Ju mundeni vetëm të prisni të qetësohet truri dhe kjo pritje mund të zgjasë gjithë jetën. Këtu futemi ne. . .

Shumica e terapive përpiqet të punojë me atë që truri bën më pas, kurse BWRT futet tamam tek ai boshllëk kognitiv dhe e ndalon atë gjatë rrugës pëpara se të arrijë në mendjen e ndërgjegjëshme .

Ju mund të pyesni sesi arrihet kjo. Në mënyrë krejt normale. Ndëkohë që pjesa e ndërgjegjëshme e trurit është duke përjetuar një gjë, një tjetër pjesë pjesa të cilën nuk e njihni është duke punuar tashmë. Ne përdorim një teknikë speciale që krijon një pausë të të të gjithë procesit për një fraksion sekondi, pastaj ju do të vendosni sesi doni të ndiheni në vend të ndjesisë shqetësuese dhe ne ju ndihmojmë në këtë rast, pastaj e nisim procesin përsëri me vendimin e ri mbi ndjenjën e dëshiruar dhe problemi zgjidhet me shpejtësinë e mendimit.

Gjithcka tingëllon shumë e lehtë për të qenë e vërtetë, por tani mund të gjenden mijra persona në të gjithë botën të cilët e kanë provuar dhe do t’ju vërtetetojnë se BWRT funksionon.

BWRT ka nisur në vitin 2013 dhe tani përdoret nga një numër i madh psikologësh klinikë, psikiatër, këshillues dhe psikoterapistë, të gjithë janë duke marrë rezultate mahnitëse. Në disa vende përdoret edhe nga forcat e armatosura dhe policia. Kushdo që e përdor sot, BWRT i zgjidh shumë shpejtë problemet të gjitha llojet e problemeve njerëzore, duke përfshirë ankthin, fobitë, vështirësi seksuale, varësitë të të gjitha llojeve, crregullimin obsessiv kompulsiv, crregullimin e stresit postraumatik dhe shumë të tjera.

Të gjithë prakticientët tanë ndjekin trajnime të vazhdueshme në mënyrë që të jenë në krye të shumicës së terapive. Ata punojnë shumë shpejt dhe për këtë arsye nuk do të ngelni në terapi për vite të tërë, madje as për muaj. Ndonëjëherë kërkon vetëm një session ose dy , kështu që ju mund t’i ktheheni jetës së përditëshme duke e shijuar ashtu sic duhet. Nëse gjeni këtë video dhe dëshironi të merrni në dorë jetën tuaj mund të caktoni një takim menjëherë ose për informacion të mëtejshëm mund të vizitoni websit-in British BrainWorking Research Society në http://www.bbrs.org.uk dhe kërkoni praktikantë afër jush. Shumica prej tyre punojnë me Skype ose rrugë të ngjashme, kështu që vendi nuk është problem.

Kjo ishte gjithcka për momentin . Unë jam Terence Watts krijuesi i BWRT dhe ju uroj gjithë të mirat.

 

Vide0: https://www.youtube.com/watch?time_continue=9&v=wvvg7znVvFw&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fapjetra.wordpress.com%2F&source_ve_path=MTM5MTE3LDEzOTExNywyODY2Ng&feature=emb_logo&ab_channel=TerenceWatts

You may also like...

Popular Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *