Sa vuajnë Shqiptarët nga ” Sindroma e Otellos “ ?
Rastet e shumta që media jonë na servir , kronika e zezë , vrasje , tradhëti , xhelozi më bën të mendoj , mos duhet ta studiojmë pak më thellë këtë fenomen.
Mendimi për të shkruar këtë artikull , erdhi nga biseda me një kolege , Psikologe Ligjore , me shumë vite eksperiencë në punën e saj , e cila sigurisht i ka ndjekur më pranë të tilla raste. Çfarë po ndodh realisht ? A është dashuri e sëmurë ? A është xhelozi ? Apo është “ sindroma e Otellos “ që i superon të gjitha ?
Xhelozia është një ndjenjë shumë komplekse që gjithmonë tërheq studiuesit, psikologët mbi të gjithë, por edhe njerëzit e letrave, poetë, shkrimtarë dhe dramaturgë që kanë folur për xhelozinë si një mënyrë e lidhur ngushtë me dashurinë, në shumë nga aspektet dhe manifestimet e tij . Puna më e famshme është padyshim “Otello” e Shekspirit. Kjo është drama e përsosmërisë së xhelozisë në të cilën Otello, personi me ngjyrë i Venedikut, i shqetësuar nga dyshimi, ngulitur me zgjuarsi tek ai nga togeri i tij, manipulatori Iago, arrin madje edhe të vrasë Desdemonën e tij të dashur. Dhe, jo çuditërisht, është quajtur “ sindroma e Otellos “; një formë e xhelozisë obsesive, jo më e shikuar si një formë fiziologjike dhe e natyrshme, por patologjike. Një sindromë e vërtetë, në fakt, që sipas Sigmund Freud, babai i psikoanalizës moderne, i drejtohet jo vetëm personit që e dashuron apo që ke frikë mos e humbësh, por edhe burrit apo gruas rivale në dashuri.
Xhelozia është një ndjenjë shumë e përhapur, që bën të vuajnë jo vetëm ato që e përjetojnë, por dhe ata që akuzohen, dhe që, në degjenerim e saj, bëhet protagonist në kronikat e shumë lajmeve, deri në pasojat më ekstreme: teprim zemërimi, agresioni, ndonjëherë edhe vetëvrasje apo vrasje. Shpesh kjo ndodh në kurriz të grave,të cilat janë të ngacmuara nga partneri i tyre ose ish-partneri i cili nuk e pranon fundin e raportit, humbjes ose refuzimin.
Pra, është përcaktuar edhe si një përkufizim i ri i krimit “përndjekja” , për të përshkruar dhe të ndëshkuar forma të tilla të persekutimit: kërcënime, përndjekje, sjellje obsesive.
Por çfarë kalon nëpër mendjen e një përndjekësi? Kur xhelozia transformohet nga ndjenjë në obsesion? A ekzistojnë shenja paralajmëruese? Me fjalë të tjera,a është e mundur për të parandaluar sjellje të dhunshme, duke mbledhur shenjat e një degjenerimi patologjik të xhelozisë?
Sipas studimit, të Universitetit të Pizës, i publikuar në revistën “CNS Spectrum” të Cambridge University Press, akseset deluzionale të xhelozisë janë shkaktuar nga një çekuilibër biokimik, në veçanti nga prania e tepërt e një neurotransmetuesi , e dopaminës brënda korteksit prefrontal, një zonë e trurit që mbikqyr proceset konjitive dhe afektive.
“Këta studiues kanë zhvilluar një model teorik – në bazë të vëzhgimit klinik të pacientëve me skizofreni, alkoolizëm dhe me sëmundjen e Parkinsonit, në të cilët janë shumë të zakonshme manifestime e xhelozisë delirante, sidomos në njerëzit që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit,të cilët trajtohen me barna që rrisin prodhimin e dopaminës.”
Hulumtuesit , për këtë arsye, punuan dy e nga dy,për të individualizuar në praninë e tepërt të dopaminës shkakun e ndryshimit dhe humbjen e kontrollit që, nga një detaj i parëndësishëm, mund të arrihet në sigurinë e një tradhëtie. “Nëse xhelozia është një emocion i natyrshëm – pika kritike është për të identifikuar çekuilibrin që transformon kjo ndjenjë në një obsesion të rrezikshëm.
Të mendosh që marrëdhënia me personin që dashuron është e vetmja gjë e rëndësishme në jetën e individit,të interpretosh në mënyrë të gabuar sjelljen dhe ndjenjat e partnerit dhe të përceptosh humbjen e tij si një katastrofë totale,këto janë simptoma që në fund të fundit mund të na çojnë drejt sjelljeve agresive dhe ekstreme.
Kërkohen studime të tjera në lidhje me shpjegimin e kësaj sindrome .
Shpresa se njohja e duhur dhe e plotë e qarqeve të trurit dhe ndryshimeve biokimike që formojnë shtresën bazë për xhelozinë delirante , mund të ndihmojë në identifikimin e hershëm të subjekteve në rrezik.