Letër nga një kliente PËR JU !
-Gjinia F
-Mosha 25
Nr. Seancave (10)
Cdo gje filloi krejt papritur,
Papritur fillova te ndjeja shqetesim fizik.
Filluan ngadale shqetesimet me rrahjet e zemres , por e kaloja shpejt dhe nuk i kushtova shume rendesi derisa filluan te me shtoheshin kto probleme.
Nje dite po ndjehesha shume keq , kisha probleme me frymemarrjen dhe rrahje te zemres i kisha shume te larta . Nga kontrolli mjekesor nuk me nxorren me asnje problem.
Nderkoh vazhdoja te kisha humbje ekuilibri thuaj gjithe kohes , rrahjet e zemres i kisha vazhdimisht te larta derisa pak dite me vone mbas kontrollit mjekesor po e ndjeja shume me shume shqetimin e rrahjeve te zemres derisa ne mbremje arrin pika kulmore ku mua me mpihen gjymtyret e trupit nuk levizja dot . Mbas ketij momenti mbasi mw dergojne me Ambulance ne spital me vejne ne dijeni mjeket qe vuaja nga Ankthi…
Ishte e tmerrshme.
Mjeku apecialist me keshilloi te perdorja antidepresivë te lehte derisa te merrja veten te pakten por nuk i perdora kurre . Ishin shume te pakte njerezit qe e dinin se cfare kisha , ishte nje “semundje” qe nuk kisha rastisur shpesh dhe nuk dija si te veproja, por prap vendosa te behem e forte. Fillova me konsumin e vitaminave B komplekse(mi rekomanduan), fillova te beja ecje pafund, fillova te lexoja per ate qe une vuaja dhe mbas cdo keshille kishte edhe nje nenkeshille ” takimi me nje PSIKOLOG”
Nuk kisha idene kujt duhej ti drejtohesha dhe vendosa te pyes një nga psikologet qe kisha pare ne TV .
Ajo më referoi të kontaktoj Psikologe Adelina Pjetra .
Ne takimin e pare mora mesimin se si te mesoj ta menaxhoj Ankthin . Nuk e kisha menduar qe do te funksiononte aq shpejt.
Seancat i kisha 1 here ne jave .
Ne seancat e para shqetesimet fillova ti kisha pak me te rradha, nga keto seanca kuptova qe nuk duhet te ndjehesha keq qe isha ne atë gjendje sepse cdo gje na ndodh per nje arsye dhe se cdo gje eshte nje mesim ne jete. Duke e pranuar ate qe kisha dhe duke u shprehur edhe ne rrethin shoqeror kuptova qe edhe shume mikesha te mijat vuanin nga Ankthi por e kishin te vershtire te pranonin keshillimin me psikolog .
Me 6-7 seanca une arrita ta kontrolloja thuajse totalisht Ankthin.
Fale teje Adelina une sot e kam kaluar totalisht ankthin, me ke ndihmuar te kuptoj qe te pranojme qe kemi defekte apo qe problemet qe kalojme ne jete duhet te na sherbejne si mesim per tu bere me te forte dhe per te kuptuar qe jeta duhet vleresuar dhe shijuar cdo dite.
Te falenderoj pafund sepse pa ty ndoshta nuk do ia kisha dal dhe se mund te isha duke vuajtur nga anthi me vite sic kam degjuar e lexuar shume e shume histori te te tjera .
Ndoshta do shihemi prap se shpejti sepse tani kuptova qe keshillimi me psikolog eshte i nevojshem jo vetem kur nuk je ne gjendjen tende me te mire. ❤
Shpresoj qe tregimi i historise time te jetë ndikim per dike sepse edhe une motivohesha kur lexoja histori te personave qe ia kishin dalur te kalonin pengesat e ankthit.
Ps: Ky shkrim publikohet me miratim nga vetë Vajza që e ka shkruar.
© 2023 Adelina Pjetra – Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose shpërndahen në çfarëdo mënyre. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose media tjetër, na obligon të përdorim të drejtën e ankimit dhe marrjen e masave ligjore!