Psikologjia : Psikologu në fusha të ndara.

Pyetjes se çfarë është psikologjia, sot mund ti përgjigjesh gjithashtu edhe përmes përshkrimit të disa prej degëve të saj. Ato ilustrojnë më së miri ndryshueshmërinë që ekziston sot në psikologji.

Shoqata Psikologjike Amerikane, është organizata më e rëndësishme e psikologëve në Shtetet e Bashkuara e cila ka 45 seksione, të cilat përfaqësojnë interesa në fusha të ndryshme të psikologjisë.

Psikologjia klinike. Pyetja se “Çfarë pune bëni?” ështe diçka e zakonshme. Kur unë përgjigjem, “jam psikologe”, personi tjetër shpesh thotë: “Oh, do të ishte më mirë që unë të jem i kujdesshëm në atë që them, përndryshe ju do të më analizoni”.

Ky qëndrim shpreh faktin se, sot, grupi më i madh i psikologëve mbi (40%) merren me psikologji klinike. Shumë prej psikologëve klinik punojnë në institucione të cilat kujdesen dhe trajtojnë individët të cilët kanë nevojë

– në spitale për sëmundjet mendore,

-në institucione për prapambetjen mendore,

-në burgje, klinika të shëndetit mendor,

-në gjykatat e të miturve,

-në qendrat shendetësore universitare,

-klinika për këshillimin e fëmijeve.

Disa kliniciste, ashtu si doktorët, kanë klinika private dhe trajtojnë individë që kane probleme anormale në sjelljet e tyre. Të tjerë mund të japin mësim si në shkolla ashtu edhe në universitete.

Psikologët klinikë vlerësojnë problemet emocionale dhe mendore, administrojnë dhe zbatojnë testet e personalitetit dhe trajtojnë pacientët që kanë probleme të sjelljes anormale duke përdorur teknika psikologjike të tilla si psikoterapia.

ËSHTË E RËNDËSISHME  QË TË BËHET DALLIMI MES PSIKOLOGUT KLINIK DHE PSIKIATRIT.

Psikologu klinik merr një diplomë bachelor në psikologji dhe me pas vazhdon studimet pasuniversitare. Pas pothuaj 2 vitesh ai ose ajo merr gradën e masterit shkencor në psikologji klinike .Pasi merr këtë gradë ai, praktikohet një vit në një institucion nën kujdesin e psikologëve të tjerë, përpara se të fillojë të diagnostikojë dhe të trajtojë individët në mënyrë të pavarur.

Psikiatri është krejtësisht ndryshe. Psikiatrit janë mjekë të specializuar për trajtimin e sjelljeve anormale dhe si të tillë ata mund të rekomandojnë ilaçe, gjë që nuk mund ta bëjnë psikologët. Psikiatrit ndjekin shkollën mjekësore dhe marrin gradën doktor në mjekësi (M.D.). Pastaj ata specializohen në trajtimin e sjelljes anormale. Psikatrit shpesh i shohin problemet e sjelljes së pacientit të lidhura me shkaqe mjekësore dhe në këtë mënyrë përdorin shpesh trajtimin mjekësor, si p.sh, terapi me medikamente, dhe jo terapi psikologjike. Psikiatria është degë e mjekësisë. Ajo nuk është degë e psikologjisë.

Psikologjia e këshillimit. Psikologët e këshillimit ndihmojnë individët që të përshtaten me problemet emocionale dhe personale, të cilat janë më pak serioze se ato që trajtojnë psikologët klinicistë. Ata mund të ndihmojnë studentët të zgjedhin një profesion, apo një burrë dhe një grua të diskutojnë për martesën e tyre. Ashtu si psikologët klinikë psikologët e këshillimit vlerësojnë dhe trajtojnë individët me probleme në sjellje, por kur problemet janë serioze, ata i drejtojnë individët tek një psikolog klinik dhe te psikatri.

Psikologjia shkollore. Disa psikologë ndihmojnë nxënësit. Këta janë psikologët shkollor të cilët përgjigjen për përshtatjen dhe interpretimin e testeve të inteligjencës ose të shprehive mësimore. Ata konsultohen me mësuesit dhe nxënësit për problemet mësimore dhe emocionale.

Psikologjia e edukimit. Psikologët e tjerë të cilët punojnë nëpër shkolla quhen psikologë të edukimit. Ata studiojne e testojne efektivitetin e teksteve, organizimin e mesimit, metodat e te mesuarit dhe hartimin e testeve. Disa psikologe edukimi krahas mesimdhenies ne kolegje apo universitete, drejtojne studime per te mesuarit dhe metodat e edukimit.

Psikologjia sociale. A keni vene re se mund ti realizoni me mire disa detyra perpara nje grupi njerezish qe ju degjojne sesa kur jeni vetem apo me shoke te ngushte? Ky fenomen i quajtur lehtesim social eshte nje nga ceshtjet qe psikologet sociale jane duke studiuar. Ata jane te interesuar ne ate se si njerezit ndikojne mbi njerezit e tjere ne fusha te tilla si qendrimet, agresioni, te pelqyerit dhe te dashuruarit, te dhenit e ndihmes dhe paragjykimin. P.sh, Kenneth Clark, i cili eshte nje psikolog social studioi si formohen paragjykimet te femijet. Ne nje studim te vitit 1947 bashke me gruan e tij, ai zbuloi se femijet me ngjyrë parapelqenin kukullat me ngjyre te bardhe ne vend te kukullave me ngjyre te erret. Clark arriti ne perfundimin se paragjykimi te femijet formohet permes procesit te socializimit.

Nje dege tjeter e lidhur ngushte me psikologjine sociale eshte psikologjia e ambientit. Ajo studion se si ambienti ndikon mbi njerezit., permes studimit te ceshtjeve te tilla si efekti i hapesires personale, i mbipopullimit dhe i zhurmes ne sjellje. P.sh, psikologet e ambientit kane zbuluar se nje nje mjedis te zhurmshem njerezit jane me pak te predispozuar te ndihmojne te tjeret.

Psikologjia organizacionale. Permiresimi i kushteve te punes eshte nje shqetesim i madh i psikologeve industriale/organizative. Ata perfshihen ne nje larmi detyrash si p.sh, permiresimi i komunikimit brenda nje organizate, konsultimi me drejtuesit per te kenaqur nevojat e te punesuarve, hartimi i programeve te kualifikimit te punonjesve dhe konsultimi i punetoreve per zgjedhjen e profesioneve.

Psikologjia e zhvillimit. Objekti i studimit te psikologeve te zhvillimit jane ndryshimet e sjelljes qe ndodhin te individi me kalimin e kohes. Perderisa ndryshimet me te medha ne qeniet njerezore ndodhin me shpejt ne femijeri, shume psikologe te zhvillimit jane specializuar ne zhvillimin femijeror. Zhvillimi nuk ndalon ne adoleshence, dhe sot ka nje tendence per ta studiuar ate ne te gjithe hapesiren jetesore, prej lindjes gjer ne vdekje.

Psikologjia eksperimentale. Grupi i fundit i psikologeve qe pershkruajme ketu i perket fushes se gjere te psikologjise eksperimentale. Psikologet eksperimentale studiojne shkaqet thelbesore te sjelljes. Ata merren me probleme te tilla si: Perse shohin endrra njerezit? Cili eshte efekti i alkoolit mbi agresivitetin e qenve? Perse njerezit kane iluzione pamore? Psikologet eksperimetale grumbullojne nje pjese te madhe te informacionit qe perdoret nga psikologet  e tjere ne situatat praktike.

Aktualisht, psikologet eksperimentale mund te grupohen ne psikologe kognitive, te cilet studiojne proceset kognitive te njerezit dhe ne psikologe te cilet studiojne proceset biologjike te kafshet. Psikologet kognitive interesohen per ceshtje te tilla si perceptimit, kujtesa, te menduarit, zgjidhja e problemeve, gjuha dhe inteligjenca.

Psikofiziologet studiojne proceset fiziologjike te cilat perfshihen ne sjelljen e kafsheve. Ata mund te studiojne cili eshte funksioni i sistemit nervor dhe trurit ne procesin e motivacionit, te te mesuarit, perceptimit ose ne sjelljen sociale te kafshet.

Psikologet krahasues jane psikobiologe te cilet studiojne sjelljen e kafsheve ne nje larmi situatash. Ata mund te jene te interesuar te dine se si ndikon trashegimia ne sjelljen sociale apo si funksionon sjellja e llojeve te ndryshme te kafsheve me qellim qe ti ndihmoje ato qe te mbijetojne.

Pershkrimi i shkurter i degeve duhet t’iu ndihmoje te kuptoni diversitetin e madh qe ekziston sot ne psikologji. Madje, edhe brenda nje fushe te specializimi, psikologet merren me pune te ndryshme. P.sh, psikologet qe punojne ne universitete, japin mesim, bejne studime shkencore, kryejne edhe aktivitete sherbyese. Ne kete menyre psikologet jane ne gjendje qe te pershtaten me lehtesi dhe te perballojne kerkesat e studenteve, bashkesise dhe profesionit te tyre.

You may also like...

Popular Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *