Doni të largoheni nga një marrëdhënie abuzive?

Askush nuk duhet të ndjehet i pasigurtë. Nëse jeni në një marrëdhënie të pasigurtë dhe të dhunshme, mund të mendoni të largoheni. Ju nuk duhet të largoheni sot ose ti bëni të gjitha në të njëjtën kohë. Por një plan sigurie mund t’ju ndihmojë të dini çfarë të bëni kur të jeni gati të largoheni. Duke pasur një plan të vendosur mund t’ju ndihmojë të dilni jashtë marrëdhënies në një mënyrë të sigurtë më vonë nëse vendosni të largoheni.

Lënia e një marrëdhënie abuzive mund të duket pikëlluese . Gratë shpesh largohen disa herë përpara se të vendosin për t’i dhënë fund lidhjes. Ka shumë arsye të ndërlikuara përse është e vështirë të largohet nga një partner abuziv.

Ju mund të keni dyshime ose frikë ose thjesht ndjeheni të zhytur plotësisht në mendimin e largimit. Kjo është normale. Por konsideroni sa më poshtë kur të merrni vendimin tuaj:

Dhuna në familje shpesh fillon si abuzimi emocional dhe bëhet më vonë fizik. Është e rëndësishme që të kërkoni ndihmë sa më shpejt që të jetë e mundur
Partneri juaj mund të përpiqet t’ju bëjë të mendoni se dhuna është për fajin tuaj. Nuk është. Ju nuk mund të bëni dikë që tju dëmtojë ose të keqtrajtojë. Partneri juaj është përgjegjës për sjelljen e tij ose të saj. Dhuna dhe abuzimi nuk janë kurrë faji i viktimës.
Abuzimi nuk është normal ose OK. Ju mund të mendoni se abuzimi është një shenjë që partneri juaj ju do. Nuk është. Partneri mund të të dojë, por abuzimi nuk është një shenjë e asaj dashurie. Ju mund të mendoni se dashuria romantike është pasion dhe se abuzimi fizik është një shenjë e pasionit. Nuk është. Një marrëdhënie e shëndetshme është ajo në të cilën ndiheni të sigurtë dhe që nuk ka abuzime fizike, seksuale, emocionale ose verbale.
Abuzimi mund ti ndodhë cdo kujt. Disa gra dhe burra besojnë se abuzimi nuk është diçka që mund t’u ndodhë atyre. Abuzimi mund të ndodhë me këdo, pavarësisht nëse keni një arsim universitar,në cilën lagje jetoni, moshën tuaj, gjininë tuaj, orientimin tuaj seksual, ose nëse jeni i martuar, ne takime apo beqar.

Partneri juaj mund të jetë shumë i mirë me ju herë pas here . Shumica e abuzuesve kanë një model abuzimi, të ndjekur nga një shpërblim , një dhuratë në formë pendese ose duke ju bërë të ndiheni të veçantë dhe të dashur. Ka shumë të ngjarë që abuzimi të ndodhë përsëri. Abuzimi zakonisht bëhet më keq me kalimin e kohës, jo më mirë. Mësoni se si të merrni ndihmë edhe nëse partneri juaj premton të ndalojë abuzimin.
Ju nuk mund të ndihmoni ose të rregulloni një partner abuziv. Nuk është përgjegjësia juaj për të bindur një partner të dhunshëm ose abuziv për të marrë ndihmë. Përgjegjësia juaj është për të garantuar sigurinë tuaj dhe për sigurinë e fëmijëve në ambjentin familjar. Disa partnerë abuzivë thonë se do të marrin ndihmë si një mënyrë për “larë fajet ” pas dhunës. Por marrja e ndihmës nuk do të thotë gjithmonë se dhuna do të ndalet.
Dhuna intime midis partnereve është e lidhur me probleme serioze fizike dhe emocionale. Sa më gjatë të vazhdojë, aq më shumë dëm mund të shkaktojë.
Gjithashtu, nëse keni fëmijë, merrni parasysh sigurinë e tyre. Konsideroni nëse jeni të gatshëm të lejoni partnerin tuaj ti vizitojë ato nëse vendosni të lini marrëdhënien. Shumë abuzues bëhen edhe më të dhunshëm pas largimit të viktimave të tyre. Kjo është arsyeja pse një plan sigurie, në bashkëpunim me të tjerë njerëz të besueshëm në jetën tuaj, mund t’ju ndihmojë të qëndroni të sigurtë pasi të largoheni.

Relationship-Abuse-Graphic-WEBPREP-Brian-Hwu-300×220

Gratë e braktisin një marrëdhënie abuzive përafërsisht 7 herë para se ta bëjnë këtë një herë e mirë.

76% e grave qe jane ndare nga nje marrëdhënie abuzive vuajnë dhunën e pas-ndarjes.

Pas ndarjes :

Gratë e abuzuara kërkojnë më shumë vëmendje mjekësore

Mbi 70% e viktimave të dhunës familjare lëndohen përsëri

Rreth 75 % prej tyre kanë konfrontime me ish partnerët

Mbi 75% kërkojnë mbështetjen ligjore

Me kë mund të flas për të lënë një marrëdhënie abuzive?

Shumë njerëz mund t’ju ndihmojnë të mendoni për mundësitë tuaja për të lënë një marrëdhënie abuzive në mënyrë të sigurtë. Mund të jetë e pasigurt nëse një partner abuzues zbulon se po mendoni të largoheni. Mundohuni të bisedoni vetëm me njerëz që nuk do t’i tregojnë abuzuesit në lidhje me planet tuaja: ( mjek familje, avokat , psikolog , keshillues , nje mik-e e besueshme etj )

Po sikur të kem shumë frikë të largohem?

Lënia e një marrëdhënieje nuk është e lehtë. Ju mund të keni akoma ndjenja për partnerin tuaj ose të keni shpresë se gjërat do të përmirësohen. Gjithashtu mund të jetë e vështirë ose e frikshme të largoheni sepse:

Partneri juaj mund të jetë bashkë-prind për fëmijët tuaj.
Partneri juaj mund t’ju ketë izoluar nga miqtë dhe familja juaj kështu që ju mendoni se nuk keni asnjë vend për të shkuar.
Partneri juaj mund të kontrollojë paratë kështu që ju mendoni se nuk keni burime për t’u larguar.
Partneri juaj mund të ketë kërcënuar ty ose fëmijët tuaj.
Ju nuk doni të prishni jetën e fëmijëve tuaj.
Ju mund të keni një të afërm të moshuar ose fëmijë me aftësi të kufizuara që kanë nevojë për kujdes.
Shëndeti juaj mund të jetë i dobët për shkak se jeni lënduar nga dhuna në familje ose për shkak të ndonjë sëmundje.
Ndoshta mund të keni ndjenja për partnerin tuaj ose shqetësoheni se do të jeni vetëm për pjesën tjetër të jetës suaj.
Ju mund të merrni ndihmën që kanë të bëjnë me të gjitha këto çështje. Bisedoni me një mik, një të dashur ose një këshillues në Rrjetin Kombëtar të Dhunës në Familje .

Njerëzit duan t’ju ndihmojnë.

Edhe nëse duket sikur e vetmja mënyrë që mund të jesh e sigurtë është të largohesh,përsëri mund të ndihesh e hutuar dhe e frikësuar për t’u larguar. Kjo është normale. Ju nuk duhet të vendosni të largoheni sot. Por nëse jeni në një marrëdhënie abuzive, duhet të merrni ndihmë.imagw

Pjesa më e vështirë , në një marrëdhënie abuzive është në momentin kur viktima dëshiron të largohet nga abuzuesi i saj. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme që duhet kuptuar sepse kur ju largoheni nga abuzuesi ,ata panikohen pasi e kishin në kontroll dhe të izoluar viktimën e tyre.Dhe më pas kur ato largohen ,ata panikohen dhe ky është momenti kur ata kalojnë në një nivel tjetër më tutje , aty ku njerëzit vriten në një hark kohor midis 2-3 javëve.

Ju duhet të keni një plan largimi të sigurtë .

Ju duhet të përgatisni një plan me disa hapa , përpara se të vendosni të largoheni nga një marrëdhënie abuzuese.

Njoftoni një mikeshë , pjesëtar familje ose dikë që ju besoni se ju po planifikoni ti jepni fund marrëdhënies tuaj
Filloni të mblidhni dokumentacionet më të rëndësishme për ju dhe fëmijët tuaj , sëbashku me disa materiale bazë dhe një shumë parash , sigurojini në një vend të sigurtë jashtë shtëpisë tuaj . Ju nuk do të dëshironit që partneri juaj ti gjejë ato , pasi kjo do ju sillte shumë më shumë
Identifikoni një fjalë koduese që ju mund ta dërgoni me tekst ose ta thoni tek një mik i besueshëm , në momente kur jeni në telashe ose keni nevojë për ndihmë.
Nëse nuk ndiheni e sigurtë , mos e shkëputni marrëdhënien krejt e vetme.
Identifikoni një vend të sigurtë , ku dikush që ju besoni mund të vijë dhe tju marrë për tju dërguar në një shtëpi gjithashtu të sigurtë ( dhe ky vend sigurisht nuk mund të jetë shtëpia e prindërve tuaj )
Kontaktoni organizatat dhe institucionet që ofrojnë mbrojtje për gratë e dhunuara në Shqipëri .
JesseZhang_Illo_Lenny_AbusiveRelationship

Ju nuk duhet të lejoni askënd që tju bëjë presion duke ju shtyrë të ndaheni dhe divorcoheni me fjalë si : Nuk e di si e duron , ti duhet ta lesh atë menjëherë , si qëndron akoma me të etj etj Nëse ju nuk ndiheni e sigurtë , mos e bëni , mos u largoni. Ju duhet të keni një plan në zbatim përpara se të largoheni . Dhe nuk duhet tju interesojë aspak nëse motra, mami ,kushërira juaj ju thotë të largoheni , ju nuk duhet të bëni lëvizje të nxituara nëse nuk ndiheni të sigurta për ta bërë atë. Madje edhe kur tju thonë : A je budallackë që nuk largohesh ? –Ju duhet të pergjigjeni : jo nuk jam budallackë , por unë dua të jetoj .Sepse ndonjëherë është më e sigurtë që të qëndrosh aty ndoshta dhe për një javë apo 3 javë të tjera , se sa të largohesh pa një plan të sigurtë për veten dhe për fëmijet e tu .

You may also like...

Popular Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *