Shenjat dhe simptomat e depresionit ndryshojnë nga personi në person, por në përgjithësi ato përfshijnë:
- Ndjenja të trishtimit, boshllëkut ose mungesë e shpresës,Shpërthime të zemërimit, nervozizmit apo zhgënjimit, edhe për çështjet më të vogla;
- Humbje e interesit apo kënaqësisë në shumicën e aktiviteteve normale;
- Pagjumësi ose të kaluarit shumë kohë duke fjetur,Lodhje dhe mungesë e energjisë, edhe në detyrat më të lehta;
- Ndryshime në oreks humbje e oreksit dhe e peshës ose e kundërta;
- Ankth, shqetësim,Mendime, të folur dhe lëvizje të ngadalshme;
- Ndjenja të pavlefshmërisë, ose të fajit, fiksimin pas dështimeve të kaluara ose fajësimin e vetes për gjërat që nuk janë përgjegjësia e tij/saj;
- Probleme me përqendrimin, marrjen e vendimeve dhe kujtesën;
- Përmendja e shpeshtë ose e vazhdueshme e vdekjes, mendimet vetëvrasëse, përpjekjet për vetëvrasje ose vetëvrasja,
- Probleme fizike të pashpjegueshme si dhimbje shpine ose të kokës.
Disa këshilla se çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar dikë që po vuan nga depresioni:
Bisedoni me personin mbi atë që keni vërejtur në sjelljet e tij/saj kohët e fundit,
Jini i gatshëm ta dëgjoni, mos jepni opinione apo këshilla dhe mos gjykoni, thjesht të dëgjuarit dhe të kuptuarit mund të jetë një mjet i fuqishëm shërues,
Shpjegoni se depresioni është një gjendje mjekësore, jo një mangësi ose dobësi personale dhe se zakonisht shërohet me trajtim adekuat,
Sugjeroni të kërkojë ndihmë nga një profesionist – një mjek ose një psikolog,
Shprehni gatishmërinë tuaj për t’i qëndruar pranë dhe për ta ndihmuar, për ta shoqëruar në takimet me mjekun apo psikologun,
Ofroni shpresë në formë që mund ta pranojnë, si besimi në Zotin, apo dashuria e fëmijëve apo e familjes.
Simptomat e depresionit përmirësohen me trajtimin e duhur, po mund të kërkojë kohë, prandaj është e rëndësishmë të jemi të durueshëm.