Aborti si proçes zije dhe BWRT

Aborti si proçes zije dhe BWRT

Aborti, i ndërprerë në mënyrë të pavullnetshme apo të zgjedhur, është një përvojë që shumë gra e përjetojnë si humbje të thellë, shpesh e ngjashme me një proces zie. Ndonëse shoqëria rrallë e njeh këtë zi si të “ligjshme”, simptomat emocionale dhe psikologjike mund të jenë po aq të fuqishme sa tek çdo humbje tjetër.

Simptomat që mund të shfaqen pas abortit:

• Trishtim i thellë dhe lot të shpeshtë

• Faj dhe turp, shpesh të pashprehur

• Ankth, tension i brendshëm ose ndjenja boshllëku

• Vështirësi në gjumë ose ushqim

• Izolim social ose tërheqje emocionale

• Flashback ose mendime të padëshiruara

• Mospranim i vetes dhe trupit

Këto simptoma mund të zgjasin shumë kohë nëse nuk trajtohen, dhe shpesh ndikojnë edhe në marrëdhënie, shtatzëni të ardhshme ose vetëvlerësim.

Si ndihmon BWRT në përpunimin e zisë nga aborti?

BWRT® (BrainWorking Recursive Therapy) është një qasje moderne e trajtimit të traumave që vepron drejtpërdrejt në mënyrën si truri ruan dhe reagon ndaj përvojës.

Me BWRT:

• Ndihmon gruan të përpunojë përvojën pa qenë e detyruar ta rrëfejë në detaje, gjë që shpesh është shumë e dhimbshme.

• Lejon trurin të ndryshojë reagimin emocional ndaj ngjarjes – nga faj ose dhembje, në paqe dhe pranim.

• Trajton imazhet rikthyese, ndjenjat e pashpjegueshme të zbrazëtisë, ose reaksione të forta emocionale që vijnë si pasojë e përjetimit traumatik.

BWRT i jep zë heshtjes. I jep paqe dhimbjes.

Kjo metodë është e butë, e shpejtë dhe shumë efektive në adresimin e traumave që lidhen me humbjen e një jete të mundshme , qoftë kjo përmes abortit të detyruar, spontan apo të vetëzgjedhur.
Adelina Pjetra

Psikologe Klinike & Psikoterapiste

You may also like...

Popular Posts

1 Comment

  1. Horse racing and slots both require strategy-just like betting on a sure thing, Super PH offers calculated thrills with its 1024 paylines and wild card twists. A must-try for sharp-minded players.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *