Çdo burrë mund të bëhet baba. Çdo burrë mund të krijojë jetën. Sidoqoftë, duhet dikush i veçantë për të ushqyer, formuar dhe dashuruar atë jetë.
Një baba i vërtetë nuk është ai që bën para të mjaftueshme për të blerë për gruan dhe fëmijët e tij dhurata të shtrenjta ose t’i marrë ato me pushime 10-ditore dy herë në vit.
Një baba i vërtetë nuk është ai që fiton mjaft para për ti dërguar fëmijët e tij që të studiojnë në shkolla elitare ose për të paguar faturat.
Një baba i vërtetë është ai që e kupton që familja vjen e para.
Një baba i vërtetë është ai që është gjithmonë atje për familjen e tij. Ai që nuk e braktis familjen e tij, sapo gjërat fillojnë të bëhen të vështira. Është ai që nuk e lë familjen e tij të merret e vetme me problemet e tyre. Ai që nuk heq dorë nga familja e tij dhe pretendon se ai bëri më të mirën që mundi dhe se nuk kishte asgjë më shumë që ai mund të bënte për të mbajtur familjen e tij së bashku.
Një baba i vërtetë është ai që është i gatshëm të investojë kohë dhe përpjekje në familjen e tij edhe kur ndihet i lodhur dhe madje edhe kur ndihet sikur nuk është në zonën e tij të rehatisë.
Një baba vërtetë i përkushtuar, është ai që është i gatshëm të bëjë kompromise dhe të sakrifikojë nevojat, dëshirat dhe madje edhe lumturinë e vet për hir të familjes së tij. Ai që i mëson fëmijët e tij për dashurinë dhe përkrahjen e pakushtëzuar.
Një baba vërtetë i mirë, është ai që është një shembull se si gratë duhet të trajtohen. Ai që i trajton gratë me respekt, mirësi, zemërgjerësi dhe dinjitet.
Një baba vërtetë i dashur, është ai që i mëson fëmijët e tij për rëndësinë e virtyteve të mirësisë, durimit, ndershmërisë dhe besnikërisë. Ai që nuk do të kapet kurrë duke gënjyer ose manipuluar familjen e tij ose dikë tjetër. Ai që i mëson fëmijët e tij se si të krijojnë marrëdhënie që bazohen në besim dhe respekt.
Një baba vërtetë i dashur, është ai që u mëson fëmijëve të tij kuptimin e sjelljes së duhur, dhe të përshtatshme. Ai që nuk do të kapet kurrë duke i quajtur fëmijët ose gruan e tij “të padobishme”, “jokompetente”, “të dobët” ose “budalla”. Ai që kurrë nuk do ta lejonte veten të humbasë durimin e tij në një mënyrë që mund ta bëjë familjen e tij të ndihen të kërcënuar.
Një baba vërtetë i përkushtuar, është ai që vendos familjen e tij si gjëja më e rëndësishme në jetën e tij. Ai që e di se nuk ka asnjë problem, argument apo tundim të tillë që është më i rëndësishëm se familja e tij. Ai që e di se nuk ka dashuri më të madhe dhe më të fortë se dashuria që mund të ndiejë për familjen e tij.
Një baba vërtetë i përkushtuar, është ai që shërben si rol-model dhe frymëzim për familjen e tij. Ai që inkurajon fëmijët e tij të punojnë vetë dhe të rriten personalisht dhe profesionalisht. Ai që i mëson fëmijët e tij se si të bëhen versioni më i mirë i vetvetes.
Një baba i vërtetë është ai që i tregon familjes së tij se si është të ndjesh lumturinë dhe gëzimin e pastër. Ai që ndjen më shumë kënaqësi kur e di se fëmijët e tij janë të lumtur.
Një baba vërtetë i dashur, është ai që e di se cikët janë këngëtarët, sportet dhe hobit e preferuar të fëmijëve të tij. Ai që di se cilat janë pëlqimet, dhe mos pëlqimet, ëndrrat dhe dëshirat e fëmijëve të tij.
Një baba vërtetë i kujdesshëm, është ai që kurrë nuk i lejon problemet e veta të heqin lumturinë e fëmijëve të tij. Ai që, sado i pakënaqur të jetë me jetën e vet, nuk e lejon kurrë që t’i bëjë fëmijët e tij të ndjehen në të njëjtën mënyrë.
Një baba i vërtetë është ai për të cilin fëmijët e tij mund të thonë me krenari: “Ai është modeli im , miku im më i mirë, mentori im dhe trajneri im. Ai është babai im. “
Adelina Pjetra
PSIKOLOGE